“Ti s’do t’ja dish për mua”, “Nga 1 tek 10” janë disa nga projektet muzikore që e identifikuan njëherë e përgjithmonë Zanfina Ismailin në skenë me performancat sa energjike dhe tërheqëse.
Ndonëse të gjithë kanë besuar se Ismaili do të rikthehet sërish në muzikë pas një pushimi disavjeçar, e ftuar në ‘Tetë a tetë’ me motrën e saj, Adelina Ismaili, Zanfina ka treguar se ka marrë vendimin mos t’i kthehet më muzikës.
Ajo tregoi se e ka mbyllur kapitullin e saj të karrierës artistike përfundimisht. Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por nuk ka preferuar të tregojë se për çfarë bëhet fjalë./revistawho.com








