Burime të revistës ‘Us Weekly’ janë shprehur se dy aktorët e famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë ndalur proçedurat e divorcit. “Divorci është ndalur. Në muajt e fundit ata nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar përpara dhe nuk mendoj se do të vazhdojnë këto procedura”, ka thënë një burim për çiftin që u nda në muajin shtator të vitit 2016.
Flitet se Brad i ka lënë pas problemet e gatshme që kishte dhe se Angelina është shprehur që mund t’ja japë dhe një mundêsi nëse tregon se është i gatshëm të rrisë fëmijët. “Të gjithë mendojnë se ata do të bashkohen”, ka thënë një tjetër burim.








