Avril Lavigne dhe Tyga duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm 4 muaj pasi e bënë publike.
38-vjeçarja dhe reperi 33-vjeçar nisën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt të këtij viti kur u panë së bashku në Nobu Malibu.
Sipas TMZ, vendimi i Avril dhe Tyga
-s për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i të dyve dhe se mes tyre nuk ka hatërmbetje apo gjëra të tilla.
Avril ka qenë e martuar dy herë më parë martesa e saj e parë ishte me Deryck Whibley në 2007, që përfundoi në divorc pas 3 vjetësh në 2010.
Më pas ajo u martua me Chad Kroeger, , por ata gjithashtu u divorcuan pas dy vitesh martesë në vitin 2015.
Tyga ka gjithashtu një djalë 10-vjeçar të quajtur King Cairo Stevenson nga lidhja e tij e kaluar me ish-partneren Blac Chyna.








