Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat” për Dj Gimbon! 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mbetën jetimë para shumë vitesh, gjyshja heroinë kujdeset për dy nipërit me aftësi të veçanta

16/05/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mbetën jetimë para shumë vitesh, gjyshja heroinë kujdeset për dy nipërit me aftësi të veçanta

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme me historinë e një gjysheje heroinë e cila prej vitesh kujdesej për dy nipërit me aftësi të veçanta. Moderatorja e programit, Arbana Osmani tregoi se ky është një episod i regjistruar më shumë se dy muaj më parë, përpara se të shpallej gjëndja e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19. Në studio kishte ardhur Seviola e cila rrëfeu historinë e vjehrrës së saj, Sherifes.





Nënë Sherife kujdesej për dy nipërit e saj me aftësi të veçanta sepse mamaja e tyre kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Nga biseda që u zhvillua në studio me Seviolën u kuptua se nënë Sherife ishte një mësuese e dalë në pension, por që vazhdonte ta ushtronte profesionin e saj duke mësuar dy nipërit.

Për këtë arsye Seviola kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar nënë Sherifen për punën e palodhur që bën me nipërit, për përkushtimin si dhe për forcën që kishte gjetur brenda vetes për t’i rritur. “Të falenderoj në emër të fëmijëve që je kaq e fortë dhe je një shembull për të gjithë ne”-tha Seviola.


Nënë Sherife u shpreh se ajo gjithmonë ka pasur mbështetjen e të gjithë familjarëve që të kujdeset për nipërit. “Unë dola në pension, por ngela mësuese gjatë gjithë jetës me fëmijët e mi, por ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se duhet ta pranojmë këtë fakt dhe duhet te jemi pranë tyre gjithmonë”.

I ftuar surprizë për nënë Sherifen ishte këngëtari tepër i dashur për publikun, Ylli Baka i cili u shpreh: “Ti Sherife je një nënë e fortë dhe një labe e vërtetë”./revistawho.co

Tags: dua te te bej te lumtursurprizetop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat”  për Dj Gimbon!
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin shpreh hapur “ndjenjat” për Dj Gimbon!

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Next Post
Gjithmonë romantik kur bëhet fjalë për Marinën, Getoari i dedikon këto fjalë dashurisë së tij në ditën e lindjes

Gjithmonë romantik kur bëhet fjalë për Marinën, Getoari i dedikon këto fjalë dashurisë së tij në ditën e lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera