Mbretëresha e Jordanisë, Rania e cila është cilësuar si më e bukura në botë, ka marrë pjesë së fundmi në një ngjarje humanitare në Nju-Jork së bashku me vajzën e saj. Mbretëresha dhe princesha kanë marrë të gjithë vëmendjen me fustanet e gjata elegante. Iman kishte veshur fustan të zi, ndërsa Rania dukej e mrekullueshme me fustanin ngjyrë të verdhë.
Rania dhe Mbreti Abdullah II kanë katër fëmijë, princin Hussein, princeshën Iman, princeshën Salma dhe princin Hashem. Rania u takua me Abdullah në një darkë në vitin 1993 dhe u fejuan dy muaj pas takimit. Ata u martuan në qershor të vitit 1993.