Pas 9 muajsh në gjyq me ish bashkëshortin e saj, regjisorin Guy Ritchie, për kujdestarinë e djalit të tyre Rocco, Madona humbet betejën me gjykatësit. Pas vëzhgimesh të shumta gjykata e Londrës ka marre vendimin se 16-vjeçari është më i sigurt nën kujdestarinë e të atit dhe çuditërisht Madona nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar këtë fakt. Pak muaj më parë ajo dhe djali i saj kaluan disa kohë me njëri-tjetrin për të lënë pas krahëve zënkat dhe mosmarrëveshjet por kjo nuk ka mjaftuar për të vënë në dukje se cili është prindi më i mirë. 57-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi këtë çështje por ka postuar disa foto në rrejtet e saj sociale ku tregon se një nënë ndonjëherë është e detyruar të sillet si e përdalë. Kjo gjë ka vënë në pikëpyetje shumë fansa të cilët shprehen se janë të lumtur që Rocco po qëndron me babain e tij në Londër, larg së ëmës.