Mbreti Charles III ka nderuar grupin K-Pop Blackpink” me urdhrin e nderit të perandorisë Britanike, MBE. Vajzat vizituan Pallatin Buckingham në prani të Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol gjatë vizitës së tij zyrtare shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rose patën nderin të takonin Mbretin Charles, i cili i dha çmimin. Anëtarët e grupit morën çmimet e tyre të nderit “MBE” për punën e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit rreth ndryshimeve klimatike në Samitin e COP26 në Glasgow në 2021.









