Gazetarja dhe moderatorja Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus. Sipas Dritare.net, autorja e emisionit “Dritare” në këtë televizion, ka vendosur të largohet pas dy vitesh angazhim në këtë hapsirë mediatike.
Xhunga nuk ka pranuar të flasë për arsyet e mbylljes së emisionit dhe largimin nga televizioni që mendohej se i hapi një dritare të re në karrierën e saj disa vjeçare.
Portali online, Dritare.net i bashkëthemeluar nga gazetarja dhe bashkëshorti i saj Dritan Hila, shkruan se moderatorja do të vijë me një prononcim mbi këtë çështje në një fazë të mëvonshme.








