Ndonëse është shkëputur nga ekrani, gazetarja Aida Shtino do të mbahet mend gjithmonë për emisionin “Njerëz të humbur”. Së fundmi, gjatë një interviste për “Dosja.al”, ajo ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse e ka mbyllur emisionin e shumëpëlqyer nga shqiptarët.
“Fatkeqësisht në Shqipëri gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken. Emisioni u mbyll në 2014-ën. E mbyllën ata që ndoshta iu cënonte direkt apo indirekt transmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpërsëdrejti njerëzve. Mënyra si e mbyllën, kërcënimet që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtësi derisa të kem jetë. Këto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli”, ka rrëfyer Aida.
Prej një viti Shtino është e angazhuar në Partinë Republikane në pozicionin e sekretares së marrëdhënieve me publikun./revistawho.com