Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mbyllja e një sezoni të suksesshëm dhe fillimi i një të riu, Andi Murra zbulon projektet e reja me ‘Quest Style Crew’

01/08/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mbyllja e një sezoni të suksesshëm dhe fillimi i një të riu, Andi Murra zbulon projektet e reja me ‘Quest Style Crew’

Në ditët e sotme nuk ka videoklip këngësh që të mos shoqërohet me një kërcim modern. Në Shqipëri të tilla grupe kërcimtarësh profesionistë janë të pakët dhe më i madhi ndër ta është ‘Quest Style Crew’. Ky grup është krijuar nga Andi Murra, koreografi më i kërkuar për performancat ‘freestyle’ dhe ‘hip hop’. Pas një pune të gjatë dhe me sakrifica të shumta, Andi arriti që të themelonte dhe një akademi, për të gjithë të rinjtë që kanë pasion kërcimin dhe duan të marrin leksione të vlefshme. ‘Quest Style Crew’ është sot një ndër grupet më të kërkuara, prandaj dhe sukseset e tyre janë të shumta. Në një intervistë ekskluzive për RevistaWho.com, koreografi Andi Murra ka treguar të gjitha arritjet e këtij viti dhe çfarë surprizash ka rezervuar për të ardhmen grupi ‘Quest Style Crew’.






“Gjatë këtij sezoni akademik kemi pasur shumë arritje të rëndësishme për grupin tonë. Një ndër të parat që përmend është hapja e madhe e ‘Këngës Magjike’ Edicioni i 19-të. Ajo ishte një ndër arritjet që pati shumë impakt për grupin tonë. ‘Quest Style Crew’ është i vetmi grup në Shqipëri që performoi në këtë skenë të madhe magjike me 100 kërcimtarë. Por sukseset nuk patën fund për grupin ‘Quest Style Crew’, një tjetër ftesë erdhi për të performuar në hapjen e natës finale në ‘The Voice Kids’. Më pas një super spektakël u realizua nga grupi ‘Quest Style Crew’ në hapjen e madhe të natës finale në ‘Dancing With The Stars’”, – ka treguar Andi Murra rreth arritjeve më të rëndësishme të këtij sezoni. Tashmë ‘Quest Style Crew’ mund të cilësohet vërtet si një akademi profesioniste, sepse numëron mijëra studentë që kanë marrë pjesë në të.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fZ8bPgHmtJI

“Ne akademinë ‘Quest Style Crew’ kanë marrë pjesë 8000 studentë, një shifër rekord në Shqipëri madje gjatë këtij sezoni nga statistikat që u llogaritën, doli se morën pjesë më shume se 500 studentë”, – ka shtuar më tej koreografi.

Andi Murra premton shumë surpriza për sezonin e ri, duke përfshirë video kërcimi profesionale, pjesëmarrje në koncerte dhe videoklipe. Të gjithë profesionalizmin e ‘Quest Style Crew’ mund ta tregojë qartë puna e grupit me pjesëmarrjen e tyre në disa nga videoklipit më të njohura si në atë të Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit, Ronela Hajatit, Stines, Young Zerkës, Noizyt, Bes Kallakut dhe Irkencës Hykës e shumë të tjerë. /revistawho.com

 

Tags: andi murraquest style crew
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Venera Lumani na prezanton me kushërirat dhe nuk mund ta besojmë sa shumë ngjajnë

Venera Lumani na prezanton me kushërirat dhe nuk mund ta besojmë sa shumë ngjajnë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera