MC Kresha ka vendosur të mos e mbyll vitin 2015 pa publikuar një tjetër projekt të ri muzikor. Mbrëmjen e djeshme, artisti ka nxjerrë në treg këngën me titull “Era”.
Për tekstin e këngës është kujdesur vetë reperi ndërsa përsa i përket refrenit, Mc Kresha ka treguar se është një version i ri i këngës së grupit legjendar, Gjurmët, po me të njëjtin titull. Ajo çfarë është interesante, të gjithë kolegët dhe miqtë e Mc Kresha-s e kanë suportuar reperin duke postuar këngën e tij të sapo lancuar nëpër rrjete sociale. Mesa duket të gjithë i ka marrë malli për këngëtarin i cili u bë kohë që nuk vjen me ndonjë projekt të ri.