Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më bëri të ndihem një hiç”, prezantuesja italiane rrëfen historinë me ish-partnerin e dhunshëm dhe ka një mesazh për vajzat!

05/09/2022
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më bëri të ndihem një hiç”, prezantuesja italiane rrëfen historinë me ish-partnerin e dhunshëm dhe ka një mesazh për vajzat!

Prezantuesja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për herë të parë periudhën e vështirë të jetës së saj, kur ish-partneri e keqtrajtonte. Në një intervistë për “Corriere della Sera” Venier ka treguar se dikur ishte në një lidhje me një partner të dhunshëm që e bëri të ndihej një hiç.





“Kisha një ish-partner të dhunshëm. Shumë i dhunshëm. Më rrahu. Ai shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste. Më priti me thikë poshtë shtëpisë. Pagova një çmim shumë të lartë. Ai njeri nuk është më dhe në fund e fala. Ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Thonte se më donte akoma. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që e ndjejnë se i zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd dhe ata të shkatërrojnë. Dhuna e meshkujve nuk shprehet vetëm me goditje dhe thikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë frikë. Frika nga dhuna fizike dhe frika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria të shtyn të justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj”, tregoi ajo.

Venier vazhdoi të shprehej se gratë heshtin pasi kanë dëshirën për ta shpëtuar partnerin teksa dha edhe një mesazh për vajzat: Të largohen kur shohin të tilla gjeste nga partneri i tyre.


“Mendoja se unë do ta shpëtoja atë, me mua ai do të jetë ndryshe, do ta ndryshoj. Por për fat të keq ata nuk ndryshojnë dhe pastaj duhet të largohemi. Lëreni atë. Në shuplakën e parë, menjëherë. Nuk duhet ta lejojmë të ushtrojë një pushtet, një dhunë mbi ne; përndryshe ka mbaruar”, tha prezantuesja.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Next Post
Chris Rock-ut nuk i del e keqja: Will Smith është maskara!

Chris Rock-ut nuk i del e keqja: Will Smith është maskara!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera