Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika gjen Mahin, Zvetlana tronditet nga Kali, ja ç’do ndodhë nesër

29/10/2018
in Who Serial
Reading Time: 4 mins read
A A
Bixhoz me dashurinë/ Anika gjen Mahin, Zvetlana tronditet nga Kali, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai prezanton Anikën para mediave si bashkëshorten e tij. Pinki mendon se Anika po e largon atë nga Shivai dhe vendos t’i ndajë. Shivai dhe Anika e konsumojnë ushqimin në dhomë. Pinki nuk mund ta besojë dot që Shivai po thyen traditat pasi ai nuk ha kurrë në dhomë. Shivai ushqen Anikën. Ajo përlotet dhe thotë se askush nuk është kujdesur për të në fëmijëri dhe ka fjetur pa ngrënë. Shivai i thotë se çdokush ka nevojë për një partner. Shakti i kërkon dikujt të gjejë ku është Kamini. Në mëngjes Anika niset për diku. Shivai e pyet ku po shkon por ajo nuk ja tregon. Pinki thërret priftin dhe i thotë që për ditëlindjen e Shivait do mbajnë ritualin. Prifti kërkon mbiemrin e Anikës pasi sipas traditave duhet mbiemri i nuses. Shakti i thotë se do e mësojnë. Anika vihet në kërkim të Mahit. Pinki insiston që Shivai t’i tregojë mbiemrin e Anikës. Ai i thotë të pyesë Anikën kur të vijë. Pinki vazhdon ta pyesë dhe Shivai nxehet. Pinki vendos të pyesë Sahilin por Shivai nuk e lejon. Ndërkohë Kali Takur i thotë Omit se ka bërë ujdi për 1200 krorë. Om i thotë se po gënjen. Texh vjen dhe konfirmon që ai dhe Kali kanë bërë ujdi. Xhanvi i thotë Omit se Texh e ka bërë këtë ujdi që t’i japë asaj divorcin pasi ajo i kërkoi 2000 krorë. Zvetlana dëgjon për Kalin dhe mezi pret të njihet me të. Om është shumë i mërzitur dhe thyen xhamin e dritares. Ai i tregon Çulbulit çfarë ndodhi me Texhin dhe Kalin. Om ja vë fajin Gorit dhe thotë se për shkak të asaj vajze Kali ka ardhur të hakmerret. Çulbul qan duke kujtuar fjalët e Omit. Lexo më shumë në revistawho.com.Kali dhe Texh nënshkruajnë marrëveshjen. Çulbul sjell pijet. Kali i thotë Texhit se ka ardhur në Mumbai për të marrë diçka të çmuar. Çulbulit i bie tabakaja nga duart. Kali i kap dorën Çulbulit dhe i thotë se duket si vajzë. Çulbul pastron vendin dhe ikën duke qarë. Në shtëpi fillon festa që ka organizuar Texh. Zvetlana kishte vendosur të shpallte datën e martesës në festë por ndryshon mendje kur dëgjon shumën e majme që ka fituar Texh. Texh e prezanton Zvetlanën me Kalin. Ajo tronditet kur sheh Kalin dhe kujton momentet e tyre bashkë. Kali i thotë Zbetlanës se duket e njohur./revistawho.com





Tags: 29 tetorbizhoz me dashurinee hene
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Skandal në publik, Princi Harry vë në siklet Meghan Markle

Skandal në publik, Princi Harry vë në siklet Meghan Markle








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera