Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Më energjike se kurrë, Erjona Rusi flet për nisjen e sezonit të ri televiziv dhe “pengun” që ka për vajzën

07/09/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 44 mins read
A A
Më energjike se kurrë, Erjona Rusi flet për nisjen e sezonit të ri televiziv dhe “pengun” që ka për vajzën

Sapo ka mbyllur pushimet e gjata të verës dhe në 7 shtator do tëmund ta rishohim sërish çdo ditë në ekranin e Top Channel. Erjona Rusi rrëfen në një intervistë për “Ëho” si ndihet në nisjetë sezonit të ri televiziv, risitë e 2 programeve televizive qëdrejton, bashkëpunimin me Florin dhe “pengun” e saj përvajzën.





 

Si ishin këto pushime për ty?


Pushime që i dëshiroja pafund me thënë të vërtetën dhe s’do mëvinte keq të bëja edhe të tjera?. Mezi prisja të shkëputesha ngaçdo gjë, pas një lodhje dhe sezoni shumë të ngarkuar, veçanërisht nga ana psikologjike për shkak të pandemisë. Patafatin që të bëj në një farë mënyre 3 palë pushime, me secilin prejanëtarëve të familjes. Fillimisht pak ditë në jug me vajzën, mamin dhe motrën, pastaj disa ditë me familjen e vëllait, qëjeton në Gjermani dhe u kënaqa pafund me nipin. Dhe në fundshijova një javë vetëm me Nikin (vajzën) dhe Edin(bashkëshortin). Vetëm ne të tre dhe askush tjetër larg nga çdogjë.

Si ndihesh në nisje të sezonit të ri televiziv dhe do jesh sërishnë 2 programe televizive ?

Pushova shumë se e di që do të më duhet të punoj shumë ?. Tingëllon si shaka por realisht na pret një punë e jashtëzakonshme, dhe jo vetëm mua. Emisioni “Shqipëria Live” hyn në sezonin e dytë dhe ai sukses që pati në fillim, tani duhetvijuar, e madje rritur. E kjo është sfidë padyshim, por mendoj qëkëtë sezon kemi avantazhin që jemi konsoliduar si staf. Dmth, mendoj që e njohim më mirë njëri tjetrin dhe dimë tëbashkëpunojmë më mirë apo ta ndihmojmë njëri tjetrin. Do tëvijmë me një studio edhe më të bukur e më të ngrohtë, se vetënuk bëhemi dot më të bukur se ç’jemi ?. Por s’po i them tëgjitha, se nisim për pak ditë e do mërzitet autorja Olsa Muhametinëse jap shumë detaje ?. Dhe natyrisht që çdo të shtunë pasditedo të jem sërish me “Hipokratin”. Jam e kënaqur që produksionias që e mendonte nevojën për ndonjë ndryshim në drejtimin e emisionit dhe as unë natyrisht. Por gjithësesi “Hipokrati” ështëtashmë një program i konsoliduar, pavarësisht se kush ështëimazhi që e drejton. Kjo edhe për shkak të profilit të veçantë qëka. Kështuqë mund të them që ndihem më energjike se kurrë përkëtë sezon. Uroj ta mbyllim po me kaq pozitivitet me të cilin po e nisim, do të ishte vërtetë fantastike ?

 

Bashkëpunimi me Flori Gjinin mesa duket ka qënë i mirë, përderisa do të vijoni të jeni sërish të dy bashkë ?

 

Më kujtohet në ditët e para të “Shqipëria Live” kur kishte ngaata që na shkruanin se ne të dy nuk kishim shumë “kimi” mesnjëri tjetrit. Dhe u kam kthyer këtë fiks përgjigje: “Natyrisht qënuk kemi, jemi 2 njerëz që as nuk e njohim njëri tjetrin. Dhe ju e ndjeni sepse ne jemi të vërtetë”. Po ka një avantazh, ky program, është pikërisht fakti që ne jemi të vërtetë, jo vetëm unë e Floripor i gjithë programi. Ne nuk përpiqemi të zbukurojmë apo tësjellim një realitet që nuk ekziston. Aty është pikërishtShqipëria, (apo shqiptarët), me të mirat e të këqiat, me tëbukurën dhe “të shëmtuarën”, me problemet e thella sociale, debatet, historitë e vështira njerëzore por edhe ato frymëzuese. Pra ai realiteti i përditshëm që të gjithë ne jetojmë, e që vjen nëekran me qëllimin jo thjesht për të treguar, por për të ndihmuar, ndërgjegjësuar e pse jo edhe për ta ndryshuar sadopak, aty kunevojitet dhe aty ku mund tja dalim. Por për tju rikthyer Florit, në fillim mendoja që ishim shumë të ndryshëm e më trembte disikjo gjë. Por tani, mendoj që është i domosdoshëm, veçanërishtpër humorin dhe energjinë që e karakterizon ?. Dhe për mëtepër kemi një të përbashkët të madhe, të dy punojmë e përpiqemi fort për gjërat që duam.

Ndonjë peng nga sezoni i kaluar, apo plan që nuk arriti tëpërmbushej?

Peng kam, por jo profesionalisht. Kam një lloj pengu, nësemund ta quaj kështu, për vajzën. Duke qënë se angazhimi im do të jetë edhe këtë vit, goxha intensive, kam frikën nëse arrij tëndihmoj Nikol (vajzën) duke qënë se e pret një vit i vështirë nëshkollë. Ky vit shkollor do të jetë i lodhshëm për fëmijët, përshkak të rregullave të reja, mënyrës krejt ndryshe të organizimittë mësimit dhe kjo më tremb paksa. Ka shumë gjëra për të cilatnuk jam e bindur, nëse është më e mira për fëmijën tim, duke nisur që nga mbajtja e maskës për orë të tëra. Dhe mbi të gjitha, më duket e pamundur, madje gati qësharake që të pretendosh qëfëmijët, të paktën të kësaj moshe (10-11 vjeç) apo edhe më tëvegjël të ruajnë distancën me njëri tjetrin. Ata (fëmijët) mezipresin të ritakohen, flasin e madje edhe të përqafohen pas njëshkëputje aq të gjatë, e nuk besoj që do të mundet kush tua heqëkëtë të drejtë, qoftë ky edhe një virus që ata nuk e kuptojnë. Gjithësesi, ky do të jetë një vit i vështirë, pak por e sigurtë./revistawho.com

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!
Breaking News

Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!

11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!
Breaking News

“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!

11/03/2026
Next Post
Rudina Dembacaj përlotet në ekran: Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë…

Rudina Dembacaj përlotet në ekran: Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera