Me postimin e fundit në rrjetet sociale, reperi i njohur kosovar, Semi ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me Noizy-n.
Ai ka publikuar në llogarin e tij një foto krah Noizy-t, duke e shoqëruar me këtë mbishkrim: “Po po puerto rico”.
Fansat e dyshes kanë lënë menjëherë komente nga më të ndryshmet duke pohuar se mezi po e presin këtë projekt të tyre.
Semi nuk ka zbuluar një datë apo detaj tjetër, por me siguri ky do të jetë një projekt vere.
Kujtojmë se vetë Noizy publikoi disa ditë më parë këngën ‘Digital love’ e cila u prit mjaft mirë nga fansat e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDoORL3nFCS/?igshid=1m6cn0xhi442r








