Eleni Foureira ka konfirmuar lajmet se është në pritje të ëmbël përmes disa fotove që ka publikuar në rrjete sociale. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia. Thashethemet se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkulluan që në verë, kur këngëtarja anuloi të gjithë turneun e saj veror. Eleni dhe Alberto janë bashkë që nga viti 2016.










