Artiola Toska ka folur për historinë e dashurisë dhe takimin e parë me bashkëshortin e saj, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Këngëtarja shumë e dashur për publikun tregoi se ata kanë 22 vite bashkë dhe se dashuria e tyre ishte me shikim të parë kur janë takuar në Prizren.
“Edhe burri im është tirons. 2 tirons jemi takuar në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë”, tha Artiola.









