Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka treguar gjithmonë se është një fanse e ndryshimeve në ‘look’. Ajo ka guxuar gjithmonë, duke eksperimentuar me ngjyra dhe modele nga më të ndryshmet në pamje. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me flokë më të çelur se zakonisht. “Më duhet një zbutje e lehtë (për ngjyrën e flokëve po them, se kështu, si njeri, jam zbutur me kohë”, shkruan Aurela me hunor krahas fotove.
Kohët e fundit ajo i ka qëndruar besnike flokëve të errët, edhe pse çdo ngjyrë që ka provuar, edhe nga ato më të çuditshmet i shkon shumë.
https://www.instagram.com/p/CAac303Aigx/?igshid=1bak9aaua4w5q