Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

Gjatë një interviste në “Uëtëfë Show” të Andale Media, Milaim Zeka u përball me një sfidë nga moderatorët Fatos Sulo dhe Artemis Senja në lojën “Caliente”: ai duhej t’i telefononte Olta Gixharit vetëm për ta përshëndetur.





Menjëherë pasi Olta u përgjigj, ajo reagoi e habitur dhe e pakënaqur:

“Pse del me ato deklarata se nuk të kam thënë kurrë? Unë nuk dal të flas nëpër televizione. Po ti si s’pushon? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar?”


Milaimi, që para telefonatës dukej i qetë, nisi të qeshte kur Olta filloi t’i kërkonte llogari pa hezitim, duke mos qenë më aq i sigurt në pretendimet e tij për një kërcënim nga ana e saj. Ai u përpoq ta zbutte situatën duke i thënë:

“S’më ke kërcënuar, por… dëgjo, je në emision live. Të mora vetëm të të uroj shumë sukses ty dhe Leonorës.”

Olta, me një ton të prerë, ia ktheu:

“Faleminderit, me mend në kokë,” dhe i mbylli telefonin.

Kjo situatë e vuri Milaimin në pozitë të sikletshme, duke lënë të kuptohet se ai mund t’i ketë ekzagjeruar deklaratat e mëparshme, kur kishte thënë se Olta e kishte kërcënuar që “të mos e shihte më Morinën”, apo se ajo ishte arsyeja pse ai nuk ishte më opinionist në “Big Brother VIP Kosova”.

Kujtojmë se Milaimi pak ditë më patë deklaroi në një intervistë për “Prive” se Olta e kishte kërcënuar.
”Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e “Big Brother”. Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën, të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në “BBVK”, por s’kam komunikuar me Oltën“, tha ai.

Dyshja ishin opinionistë së bashku në “BBVK 3”, por sipas Milaimit, marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira. Ai tregoi pas përfundimit të spektaklit se nuk kishin pasur komunikim dhe se shpesh i ishte dukur se komentet e Oltës në program ishin personale dhe ofenduese ndaj tij.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!

“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera