Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më ka marrë shumë herë në telefon”/ Klajdi habit sërish me deklaratën për Elvana Gjatën: Boll se plasa!

25/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më ka marrë shumë herë në telefon”/ Klajdi habit sërish me deklaratën për Elvana Gjatën: Boll se plasa!

Klajdi Musabelliu ka vendosur të tregojë të vërtetën pas batutave të shumta që kanë qarkulluar për një bashkëpunim mes tij dhe Elvana Gjatës. Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, këngëtari i njohur sqaroi se ndonëse gjithçka nisi si një shaka në “Big Brother VIP 4”, dëshira për të bashkëpunuar me Elvanën është shumë reale.





“Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë se kam qenë shumë shumë i zënë me këto bashkëpunimet që kam patur”, tha ai me humor, duke shtuar se për momentin është ende në pushime dhe koha nuk është në favorin e tij.

Musabelliu nuk nguroi të shprehë publikisht simpatinë e tij për artisten:


“Sigurisht që çdokujt do t’i pëlqente një bashkëpunim me Elvanën. Unë po të isha Elvana do kisha pranuar se jam djalë i mirë, këngëtar i mirë.”

Ndërsa kujton një nga momentet më të rëndësishme të karrierës, ai ndan edhe një fakt nga e kaluara:

“Së bashku me Elvanën në vitin 2003 kemi performuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”

I pyetur nëse kanë folur personalisht për këtë ide, Klajdi shpjegon se gjithçka nisi falë një batute brenda shtëpisë së BBVIP, për shkak të ngjashmërisë që kishte një banore tjetër me Elvanën:

“Jo, nuk e kam kontaktuar direkt. E nisa si shaka këtë gjë edhe në ‘Big Brother’ falë Loredanës, nga ngjashmëria. E ajo ma rindezi dhe riktheu atë Elvanën, atë dashurinë artistike që kam për të.”

Por mesa duket, shaka nuk ka mbetur më. Klajdi i dërgon një mesazh të drejtëpërdrejtë këngëtares:

“O Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa.”

A do të kemi më në fund një duet të shumëpritur? Me këtë ritëm, topi është në fushën e Elvanës.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Dukagjin Lipa “shpërthen” pak ditë para Sunny Hill: “Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!”

Dukagjin Lipa “shpërthen” pak ditë para Sunny Hill: “Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera