Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Më kanë bullizuar”, Arjola Demiri rrëfen vështirësitë në karrierë: Mbipesha në art nuk pranohet

11/02/2025
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më kanë bullizuar”, Arjola Demiri rrëfen vështirësitë në karrierë: Mbipesha në art nuk pranohet

Arjola Demiri ka treguar se mbipesha e saj i ka prishur shumë punë në karrierë. Sipas aktores, kilet e tepërta kanë qenë arsyeja e komenteve bullizuese nga ana e ndjekësve.





“Mendoj se sado i talentuar të jesh, mbipesha është një gjë që nuk pranohet në botën e artit. Unë jo më larg se para 2 ose 3 viteve kam pasur një rrumbullakim më të madh dhe e di që bullizimet më të mëdha i kam pasur për format trupore. Sa kam dalë nga programi X më kanë thënë njerëzit ‘çfarë bëre që u dobësove dhe u thoja që unë kështu kam qenë. Thjesht proporcionet e trupit unë i kam të tilla, që kamera më nxjerr shumë më të madhe nga sa jam. Shumë më në peshë nga sa jam. E kam parë që njerëzit të janë të prirur që të mos e pranojnë një trup të mbushur, një trup të kolmë, një femër të shëndoshë, pavarësisht se sa talent ka, pavarësisht se sa vlen, potenca skenike që mund të jetë dhe fytyra, por kur ke një peshë t’i je i anashkaluar dhe i bullizuar në botën e spektaklit, showbiz-it dhe më gjerë”, tha Arjola Demiri e ftuar në “Shije shtëpie”.

Sa i takon pyetjes se nëse ka ndikuar bukuria për të qenë e suksesshme në profesion, aktorja shpreh të kundërtën. Sipas saj bukuria nuk i ka dhënë gjë tjetër, veçse i ka prishur punë.


“Unë personalisht ndjehem më komode kur më thonë ‘sa simpatike je Arjola’ se sa kur më thonë që je e bukur. Sepse kur më thonë që ‘je e bukur’ unë nuk e besoj. Unë realisht nuk e besoj… Unë mendoj se më ka prishur punë paraqitja. Mendoj se më ka prishur punë, nuk më ka favorizuar. Nuk është në kuadrin e modestisë, por mendoj që më ka paragjykuar, qoftë nga komentet, e qoftë nga mënyra se si e kanë parë imazhin tim së jashtmi. Unë në thelb e quaj veten një gocë simpatike, por jo të bukur. Ky paragjykimi së jashtmi, komentuesit, denigrimet që vijnë, “jo po se operacionet”, “botox-i”. Të gjitha këto të faturohen mbrapa, që ti nuk je realisht e bukur, por ti je bërë sepse nuk ke qenë”, tha aktorja.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Chiara Ferragni në një lidhje të re, Corona i përmend tradhtinë kur ishte e martuar

Chiara Ferragni në një lidhje të re, Corona i përmend tradhtinë kur ishte e martuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera