Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më la kur isha ende brenda”, këngëtari tregon ndarjen që s’e priste pas daljes nga “Ferma VIP”

09/06/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më la kur isha ende brenda”,  këngëtari tregon ndarjen që s’e priste pas daljes nga “Ferma VIP”

 





Këngëtari Ron Zaiti ka rrëfyer një moment të vështirë personal që ndodhi menjëherë pas përfundimit të aventurës së tij në reality show-n “Ferma VIP 2”. Gjatë kohës që ndodhej në format, Ron kishte folur publikisht me dashuri dhe besim për të dashurën e tij – por ajo çfarë e priste jashtë ishte krejt ndryshe.

I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ai tregoi se ka mësuar lajmin për ndarjen menjëherë sapo ka lënë fermën. “Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk e kishte pritur një fund të tillë.


Sipas tij, pjesëmarrja në “Ferma VIP” nuk ka qenë shkaku i vetëm i ndarjes. “Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë,” – sqaroi Ron, duke nënvizuar se lidhja e tyre kishte pasur probleme edhe më herët.

Një nga momentet më zhgënjyese për të ishte fakti se nuk e gjeti të dashurën e tij pas daljes nga formati, ndonëse kishte shpresuar në një takim me të. “Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse”, përfundoi ai.

Gjatë verës së kaluar, Ron Zaiti dhe këngëtarja Semi Jaupaj u përfolën shumë për marrëdhënien e tyre, pas një bashkëpunimi muzikor ku u panë shumë të afërt. Edhe pse ata nuk e konfirmuan kurrë një lidhje dashurie, publiku dhe ndjekësit vunë re se çifti nuk ndiqej më në Instagram, duke ngritur dyshimet për një përfundim të raportit mes tyre.

I pyetur në rrjete sociale nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim të ri me Semin, Roni la të hapur mundësinë, duke e vlerësuar atë si një artiste cilësore:
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”

Megjithatë, në një paraqitje të fundit në emisionin “Prive”, Zaiti ishte i qartë kur u pyet për natyrën e marrëdhënies së tij me Semin. “Kolege prej ditës zero, keni gabuar pak,” – u shpreh ai, duke mohuar çdo insinuatë për diçka më shumë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Next Post
Moderatorja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë: Emocionet e para dhe emri i veçantë

Moderatorja e njohur sjell në jetë fëmijën e parë: Emocionet e para dhe emri i veçantë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera