E ftuar këtë mëngjes në emisionin “Wake Up” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea, e cila foli hapur për marrëdhënien e saj me banorin e “BBVA”, duke sqaruar të gjitha aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Ajo theksoi se nuk janë ndarë dhe nuk kanë një raport të çuditshëm, siç është përfolur shpesh. “Është thënë shpesh që jemi bashkë vetëm për letra, por kjo nuk është e vërtetë. Miri nuk ka fare dokumente gjermane. Ai ka pasur mundësi, por nuk ka dashur, sepse e do shumë vendin e tij,” u shpreh ajo.
Rabea shtoi se mënyra si jetojnë aktualisht nuk lidhet me mungesë dashurie, por me kërkesat e punës së tyre. Sipas saj, karriera e Mirit kërkon praninë e tij këtu dhe kjo situatë nuk do të jetë e përhershme.
Ajo reagoi edhe ndaj një pretendimi që kishte qarkulluar në rrjet, sipas të cilit vajza e saj kishte përdorur një fjalë fyese ndaj Selit. “Familja jonë është e edukuar dhe nuk merret me fyerje në rrjetet sociale, aq më tepër një vajzë që as nuk e kupton kuptimin e asaj fjale,” sqaroi ajo.
Në vijim, Rabea foli edhe për marrëdhënien mes vajzës dhe Mirit, duke komentuar reagimet që e kishin cilësuar takimin e tyre si të ftohtë. Ajo shpjegoi se vajza është vetëm 13 vjeçe dhe nuk ka qenë kurrë më parë në televizion, ndaj emocionet kanë qenë shumë të forta për të.
“Shpesh kam lexuar që është dukur e ftohtë, por në fakt ishte shumë e emocionuar. Ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, të dy janë shumë të lidhur dhe kanë të njëjtat interesa, si p.sh. të bëjnë shopping apo të luajnë Nintendo bashkë. Edhe skena me ‘SuperMarion’ u bë pikërisht për këtë arsye,” tregoi ajo.
Në fund, ajo ndau edhe një moment personal: “Një ditë shkova në shtëpi dhe pashë që edhe Miri, edhe vajza po flinin në të njëjtin pozicion. Është vërtet goca e babit.”







