Aurela Gaçes i ka rënë një nur kaq i bukur sa ndjekësit e saj kanë hedhur dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. “Je zbukuruar shumë, ndonjë çun apo llafe janë?”, i shkruan një ndjekëse ndërsa këngëtarja u përgjigj me shaka se “e mban burri mirë”. Dhe për të sqaruar dyshimet, Aurela la të kuptohej se për momentin nuk po zgjeron familjen, por thjesht ndihet mirë dhe këtë e reflekton në pamjen e jashtme.
“Më mban burri mirë prandaj. Bukuria është relative, me shije, me momente. Unë ndihem mirë edhe atë e reflektoj. Kaq”, shkruan Aurela.