Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV 15/01/2026
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

15/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV

Gjatë një bisede të sinqertë në “Big Brother VIP Albania”, Stelina ka hapur një kapitull të errët të jetës së saj personale, duke ndarë me publikun një përvojë që e detyroi të ndryshonte rrënjësisht gjithçka.





Ajo tregoi se, për një periudhë, kishte ndjerë se po vëzhgohej në zonën ku jetonte, nga persona që, sipas saj, ishin shqiptarë. Fillimisht, prania e një makine që shfaqej shpesh pranë shtëpisë nuk i dukej alarmante, por me kalimin e ditëve situata nisi të merrte tjetër kuptim.

Stelina rrëfeu se filloi të ndjente frikë reale vetëm pasi u paralajmërua nga dikush i njohur se po ishte “në shënjestër”. Ajo u shpreh se njerëzit që e ndiqnin kishin krijuar dyshime të pabazuara për jetën dhe aktivitetet e saj, duke interpretuar gabimisht edhe punën e saj me veshje.


Momenti më i rëndë erdhi kur, pas një daljeje për blerje, u kthye në shtëpi dhe e gjeti të dhunuar. Kjo ngjarje, sipas saj, ishte pika që e shtyu të marrë një vendim të menjëhershëm: të largohej pa kthim.

Siç e rrëfeu vetë në shtëpinë e BBVIP:

“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë, në atë zonë ku jetoja unë.
Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje, në hyrje të lagjes.

Unë i kisha vënë re, por s’më kishte shkuar mendja keq, sepse e dija që ishin të lagjes dhe mendoja se rrinin për qejfin e vet. Pak ditë më vonë, më thotë një shqiptar vetëm kaq: “Kujdes”. “Kujdes se të kanë pikasur”.
Në Pizë jetoja unë. I thosha: “Shiko se s’kanë pse të më pikasin. Çfarë do më bëjnë, do më marrin rrobat?!”. Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale.
Dhe një ditë, kur unë isha duke bërë blerjet e mia, kthehem me valixhe, sepse ashtu e bëja, ngaqë kisha frikë; të gjitha paketimet i fusja në valixhe dhe i hiqja kartonat. Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar.
Dhe unë e preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish, të gjeja një shtëpi tjetër, por nuk u ktheva më kurrë nga frika.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja
Breaking News

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

15/01/2026
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!
Breaking News

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
Next Post
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja

Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera