Shumica e këngëve i kushtohen dashurisë. Edhe “Love on my body” e Encës që në titull të kuriozon për historinë e dashurisë që këngëtarja ka dashur të tregojë. Me anë të një postimi në Instagram Enca ka shpjeguar kuptimin e këngës e cila flet për një histori dashurie që ka marrë fund. “Love on my body është për një histori dashurie që ka përfunduar dhe me shumë gjasa nuk do të kthehet kurrë. Ju nuk jeni më bashkë, por ju keni akoma atë nostalgjinë e ëmbël dhe të hidhur dhe atë energjinë që ju mungon ndonjëherë”, -shkruan Enca. “Love on my body” është publikuar një muaj më parë dhe numëron 4 milion shikime./revistawho.com









