U bë pothuajse një vit nga lançimi i “Bonbon” i cili u bë i famshëm në të gjithë botën. Tani ka ardhur rradha e projektit tjetër. Edhe pse janë publikuar shumë data mbi lançimin e projektit, asnjëra prej tyre nuk rezultoi e vërtetë. Ditën e sotme këngëtarja postoi një foto në Instagram ku shkruan: “Muzika është kaq e mirë saqë s’mund ta dëgjoj. Dua që ju ta dëgjoni. Po vjen…”. Në këtë mënyrë, Era na bën me dije se projekti është gati dhe do të lançohet së shpejti.