Afrona Dika është rikthyer sot në Instagram për të dhënë një lajm të mirë. Jo, nuk është pajtuar me Bleron. Por më në fund modelja ka rimarrë Instagramin e saj pasi ra pre e një sulmi kibernetik. Pak ditë më parë Afronës i kishin vjedhur llogarinë dhe sot modelja ka arritur ta marrë sërish.
“Përshëndetje të gjithëve. Tani profilin tim e kam sërish. Ishte hakuar për disa ditë. Dua të falenderoj me zemër ato që më ndihmuan në rikthimin e tij”, shkruan Afrona, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës.