• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një foto nga 2017-ta, Kiara Tito tregon sa shumë ka ndryshuar për dy vite

Kiara Tito ka përmasa trupore perfekte dhe këtë gjë e ka artitur me shumë mund pas disa vitesh. Në fillimet e saj moderatorja ka qenë shumë më e dobët nga ç’është sot dhe duket se ky ka qenë një problem i madh për të. Ditën e sotme Kiara ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga 2017-ta, kur ka qenë vetëm 49 kilogramë. Moderatorja ka treguar se ka qenë luftë e madhe për të që të fitonte disa kilogramë, për të arritur linjat trupore perfekte, por mbi të gjitha për të qenë plotësisht e shëndetshme. Kiara nuk e ka zbuluar se si e ka arritur këtë gjë, por mesa duket për të nuk ka qenë fare e lehtë që të shtojë në peshë.

Të tilla raste si Kiara janë të pakta, por fitimi i kilogramëve është po aq i vështirë sa humbja e tyre dhe moderatorja simpatike sapo na e vërtetoi këtë gjë. /revistawho.com