Së fundmi Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez pranuan publikisht se i kanë ndarë rrugët e jetës. Pas një periudhe të gjatë që po mundoheshin të mos e prishnin fejesën, dyshja nuk ia doli dot. Mbi arsyet e ndarjes është thënë shumë, por veprimi i J.Lo-s na tregoi diçka komplet tjetër.
Diva ka pëlqyer një postim në rrjete sociale ku shkruhej fjalë për fjalë: “Mos e bëj atë të mendojë se të intereson, kur në fakt s’të ka plasur kurrë”.
Fakti që J.Lo e ka pëlqyer postimin ka nisur menjëherë aludimet se ajo i referohet pikërisht ish-të fejuarit.
“Mos i lejoni t’ju manipulojnë. Sa herë ju kanë thënë ‘të dua’ dhe vazhdojnë t’ju trajtojnë keq?”-vazhdonte postimi, të cilin pëlqeu J.Lo.







