Si këngëtare e muzikës popullore, Poni është vazhdimisht e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, kudo ku ka shqiptarë, megjithatë kjo nuk e pengon aspak të gjejë kohën e duhur për të qenë pranë djali të saj. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ disa momente të rutinës së përditshme pranë vogëlushit.
Në video dallohet Frenk i cili është duke bërë detyrat e ditës, ndërkohë që bashkangjitur Poni ka shkruar: “I mbaruam detyrat për sot”. Ndonëse këngëtarja vlonjate ka një axhendë tepër të zënë më koncerte, duket qartë se ajo arrin ta menaxhojë kohën në mënyrën më të mirë për të qenë pranë djalit të saj.
Kujtojmë se Poni ka sjellë herë pas here muzikë me motive folklorike për të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë duartrokitur gjithmonë punën e këngëtares./revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=0NPwL6MLDhs&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0Oruvt6a8_VjYapyMOlgGdi43dZIfd8ZbvJ2QZ6qCp7vSa7swYisZuz28