Në shtypin rozë po flitet për një ndarje tjetër. Bëhet fjalë për fundin e marrëdhënies së Kim Kardashian dhe futbollistit amerikan Odell Beckham Jr.
Sipas Daily Mail, ata nuk janë parë më së bashku që nga paraqitja e tyre e përbashkët në festën e “Oscars Vanity Fair” më 10 mars.
Një burim i afërt i çiftit ka deklaruar se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Çifti e nisi romancën në shtator të vitit të kaluar dhe duket se nuk zgjati shumë.








