Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

Në një moment të rrallë intim publik, Anita Haradinaj ka folur hapur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Ramush Haradinaj, duke ndarë disa detaje personale që rrallëherë dalin në sipërfaqe nga jeta e tyre private. Gjatë një interviste në podcastin e moderuar nga Grida Duma, ajo përshkroi partnerin e saj si një burrë të përkushtuar dhe të kujdesshëm, duke theksuar se pas figurës publike të një lideri politik fshihet një njeri i ndjeshëm dhe i dashur në jetën e përditshme.





 

Haradinaj rrëfeu se edhe në momentet më të zakonshme të jetës familjare, bashkëshorti i saj nuk harron të tregojë dashuri dhe kujdes. “Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e lodhur nga shtëpia, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur nuk e meritoj”, u shpreh ajo, duke e përshkruar këtë si një nga elementet që e kanë mbajtur të fortë lidhjen e tyre ndër vite.


 

Në të njëjtën bisedë, Anita reagoi edhe ndaj zërave që herë pas here kanë qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale për pretendime të dhunës në familje. Ajo i hodhi poshtë këto aludime, duke theksuar se nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e marrëdhënies së tyre dhe se mënyra se si Ramushi e koncepton forcën është krejt ndryshe nga ajo që shpesh perceptohet publikisht.

 

“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo, duke shtuar se për të, respekti dhe përkujdesja janë shenjat më të qarta të një marrëdhënieje të shëndetshme. “Është burri që me gjithë virtytet që ka, më ka përmbushur egon, krenarinë dhe ambiciet e mia”, shton më tej Anita. Në këtë mënyrë, rrëfimi i saj u kthye jo vetëm në një moment personal, por edhe në një reflektim mbi mënyrën se si dashuria dhe forca mund të bashkëjetojnë në një partneritet të qëndrueshëm.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
Next Post
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera