Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Këndo këngën time”. Teksa ka qenë duke folur për karrierën e saj, ajo u ndal tek momenti kur ka qenë duke kënduar me Luan Zhegun, këngën “E duam dashurinë”. Ajo e cilëson fat që ka kënduar me të, por kishte dhë një problem të vogël. “Të këndoja me Luan Zhegun për mua ishte fat i madh, e prita me shumë kënaqësi dhe kënga ishte shumë e bukur. I vetmi problem që kisha ishte tek Luani, pasi ai rrinte pa lëvizur në skenë, ndërsa unë isha lozonjare, më pëlqente ta ndjeja ritmin. Por ai më premtoi që do të kërcente bashkë më mua, kështu që duhet të rrija e qetë. Dolëm në skenë, unë lëvizja ndërsa Luani jo. Kur folëm në prapaskenë për këtë, ai më tha se pas 30 vitesh karrierë nëse do të lëvizte në skenë do ta merrnin për të luajtur mendsh”, u shpreh Ledina.