Këngëtarja Grimes ka ndarë sfidën e saj emocionale për kujdestarinë e tre fëmijëve me Elon Musk. Ajo ka kaluar më shumë se një vit në proces gjyqësor me ish-partnerin e saj në Teksas, një betejë që ajo e quajti “shkatërruese”.
“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur nuk po luftoja për fëmijët e mi,” tha Grimes, duke shtuar se postimet e saj në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër saj si dëshmi se nuk është një nënë e mirë.
Lufta përfshinte edhe debate për vendndodhjen e gjyqit – Kaliforni ose Teksas – ku ligjet janë të ndryshme për çështjet e kujdestarisë dhe alimentacionit. Grimes rrëfeu se për 5 muaj nuk ka parë njërin nga fëmijët e saj, ndërsa përballej me një proces të pabarabartë për shkak të burimeve të kufizuara.
Nëna e Grimes, Sandy Garrosino, akuzoi publikisht Musk për ndarjen e fëmijëve nga familja. Pavarësisht lidhjes së tyre katërvjeçare dhe tri fëmijëve të përbashkët, marrëdhënia mes çiftit duket se ka marrë një kthesë të ashpër.