Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Më quajtën vajza e Beharit”, Roza Lati tregon historinë që e ka ndjekur gjithë jetën

15/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Më quajtën vajza e Beharit”, Roza Lati tregon historinë që e ka ndjekur gjithë jetën

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, Roza Lati ndau një rrëfim të ngrohtë dhe emocional për një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar – nënën e saj, Rita Lati. Teksa bisedonte për trashëgiminë artistike të ikonave të humorit shqiptar, moderatorja ndaloi me krenari te figura e nënës së saj, e cila për të ka qenë gjithmonë më shumë sesa një aktore: një frymëzim personal dhe profesional.





“Rita Lati ka qenë gjithmonë një aktore koketë, por rolet e mia të preferuara, kanë qenë kur ka bërë plakat ose burrat,” – kujton Roza, duke shtuar se shpesh këto role i ndante me aktorin Behar Mera, me të cilin bashkëpunuan për vite të tëra në skenë. “Artist i madh, me një familje të mrekullueshme,” – thotë ajo për Beharin, teksa tregon për kiminë e pazëvendësueshme që e bëri publikun të besonte se ata ishin çift edhe në jetën reale.

Pikërisht kjo marrëdhënie në skenë solli edhe një moment të sikletshëm, por që sot Roza e kujton me të qeshur:


“Mua më quanin vajza e Beharit,” – rrëfen ajo me humor. “Behari ishte i shoqëruar me gruan e tij, mami im me shokun e saj prej 22 vitesh. Organizatori i thotë ‘sa të mirë jeni ju të dy, po atë gocën si e keni. Behar, ty të ka ngjarë apo Ritës’. Dhe Rita që i thotë ‘zotëri, Besa, nusja e Beharit’. Ajo është një pjesë që më ka persekutuar gjithë jetën.”

Pavarësisht vështirësive, Roza e përshkruan Ritën si një grua që nuk u ndal kurrë. Pasi u largua nga estrada, ajo krijoi skeçe që i çonin nga një skenë në tjetrën, vetëm për të mbajtur familjen. Dhe në gjithë këtë rrugëtim, për Rozën, ajo mbetet një figurë që i kujton gjithmonë Marilyn Monroe-n:

“Prandaj dhe unë e kam adhuruar Merlin Monroe, se më dukej si mami im. Por, mami ka eksperimentuar edhe me role të tjera, vdisja fare kur bënte burrin plak.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
“Kam adoptuar një vajzë të bukur!” Britney befason me një tjetër lajm që askush s’e priste

"Kam adoptuar një vajzë të bukur!” Britney befason me një tjetër lajm që askush s'e priste








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera