Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë treguar për herë të parë si janë pajtuar. E ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të “Më lër të flas”, Bora ka zbuluar se Donaldi ka insistuar me mesazhe që ta takonte dhe një ndër to ishte: “Më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më helmo”
Donaldi: Me shumë telefonata ndaj Semit si fillim se më vinte zor t’i shkruaja Borës. Nuk dija se çfarë t’i shkruaja. I thoja Semit ti je oficeri im. E takova 4-5 herë Semin dhe më këshillonte deri sa më tha shkruaji vetë. Mesazhi i parë që i dërgova ishte “Dua të të shkruaj po nuk e di çfarë të them”.
Bora: Ti më kërkoje për të më takuar, unë të thoja nuk të takoj. Ti më thoje “më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më helmo.”








