Shumë elegante është shfaqur këtë pasdite të ngrohtë fundmaji, gazetarja e njohur Anila Basha. Paparaci ynë e pikasi Bashën teksa ecte lirshëm në rrugët e kryeqytetit veshur me një fustan të bardhë e mbi taka. Eleganca e Anilës na bëri kuriozë për të mësuar se për ku ishte nisur ajo. E në fakt e zbuluam. Anila është e ftuar në festën e një mikeshe, e cila ka bërë një kërkesë të veçantë. Ajo ka vendosur si kod, veshjen me të bardha, dhe gazetarja e ka respektuar kaq bukur./ revistawho.com