Miley Cyrus mahniti të gjithë me performancën e saj në Grammy, por disa mendojnë se ajo i hodhi një thumb ish-it të saj Liam Hemsworth teksa këndonte hitin “Flowers”.
Miley fitoi Grammy-n e saj të parë në kategorinë e performancës solo më të mirë pop përpara se të kthehej në skenë për të marrë çmimin për Rekordin e Vitit.
Ylli performoi edhe këngën e saj hit “Flowers”, e cila i kënaqi fansat për një sërë arsyesh.
Së pari, ata e duan këngën. Por gjithashtu, sepse Miley e kishte një thumb për ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth dhe lidhjen e tyre të trazuar pesëvjeçare.
Ajo këndoi: “Nuk doja të të lija” duke e ndërprerë veten dhe duke shtuar “Por duhej!”. Më pas këndoi, “Nuk doja të zihesha”, duke e ndërprerë sërish për të shtuar: “Por ne e bëmë!”
Madje Miley e përfundoi këngën duke ndryshuar tekstin nga thjesht “Fillova të qaja, pastaj u kujtova se mund t’i blej vetes lule” në “Fillova të qaj, pastaj u kujtova që sapo fitova Grammy-n tim të parë!”
Fansat e saj në rrjete sociale shkruajnë se Hemsëorth ndoshta është ulur në shtëpi i frustruar.
“Miley Cyrus u ngrit atje në skenë dhe tha F*** Liam Hemsworth,” shkroi një komentues.
“Miley Cyrus është kaq e bukur sa Liam po mallkon veten tani”, shkroi një tjetër.