• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

“Me të qeshur, me të ngjeshur”, Adrian Hila thotë të vërtetat e hidhura të Festivalit në RTSH

Nata finale, dhe jo vetëm, e Festivalit të 56-të Këngës në RTSH mund të konsiderohet si nata e incidenteve dhe pakënaqësive.
Shkallë të vështira për t’u zbritur, fustane që ngecin diku, dikush rrëshqet, tekste që harrohen, këngë që ndërpriten, këngëtarë që ngjiten në skenë dhe nuk këndojnë, artistë të larguar nga festivali të zhgënjyer dhe me mllef, vajza të bukura që sfilojnë për të prezantuar veshjen e një stilisti, por që me vështirësi lexojnë tekstin e vendosur në monitor, gazetarë që shprehen me gjuhë ofenduese ndaj prezantuesit të festivalit, pasi ky i fundit i thotë publikut: “Ku e njihni ju Moxartin!”, etj.
Të gjitha këto publiku i pa, i dëgjoi dhe i analizoi, por jo gjithkush ka guximin dhe mundësinë t’i thotë sheshit.
Natën finale të Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, pasi mori një puthje në ballë nga prezantuesi Adi Krasta, i cili u pendua shpejt që ja dha, Adrian Hila – anëtar jurie në këtë festival – me batutën që e karakterizon, tha disa të vërteta për atë natë.
“Na keni trajtuar shumë keq si juri, e para na keni kërkuar nga tre firma për çdo fletë që kemi firmosur, na keni filmuar gjithë bisedat. Më lër të të komplimentoj: sot na ke kënaq me sfilata, modelet lexonin shumë saktë”- ka thënë Hila.
Por sigurisht ai s’ka harruar të komplimentojë produksionin, duke vlerësuar përpjekjen për ta nxjerrë festivalin nga gropa ku ka rënë prej disa vitesh.
“I drejtohem institucionit të RTSH-së, këtë vit i keni dhënë dorën festivalit dhe po e nxirrni nga gropa”- përfundoi kompozitori.

Sidoqoftë “Fest 56” shënoi edhe disa suksese të mëdha, siç ishte rikthimi në skenën e Pallatit të Kongreseve të emrave BIG, rikthimin e Adi Krastës dhe Pali Kukes në drejtimin e festivalit si dhe fitoren e pakontestuar të një artisti.