Pak ditë më parë u mbajt finalja e ‘Miss Universe Albania’ dhe fituese u shpall 21-vjeçarja e Cindy Marina, e cila do përfaqësojë vendin tonë në ‘Miss Universe’ që do të mbahet në Kore në fund të dhjetorit. Bukuroshja mori vëmendjen e mediave shqiptare, por jo vetëm pas fitores dhe publiku ra në një mendje me jurinë për fitoren e merituar të saj. Por siç duket fama e saj ka kaluar kufijtë shqipfolës. Cindy ka publikuar disa foto nga një artikull që ka shkruar ‘Los Angeles Times’ për fitoren e saj. Në një shkrim të detajuar jepen detaje për jetën e saj, pasionin për sporte dhe fitoren në konkursin e rëndësishëm të bukurisë shqiptare. Bukuroshja me pasion volejbollin sapo ka nisur rrugëtimin dhe suksesi i saj si modele ka gjasa të kalojë në nivel profesionist edhe jashtë kufijve./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Byn09m-Adlq/?fbclid=IwAR0HUu-Qd7OzpDWZxcUAqNnqkB–BoZU2J09UjdnYB-NJc2U1WlOCSJee6w