Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mediat turke shkruajnë për Shqipërinë: Territor “i pushtuar” nga telenovelat

02/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mediat turke shkruajnë për Shqipërinë: Territor “i pushtuar” nga telenovelat

Shqipëria ka disa vite që po transmeton telenovela nga industria e filmit turk, ndërsa Italia po i zbulon tani. Filmi “Rosso Istanbul’ që do të shfaqet më 2 mars të vitit të ardhshëm paralelisht në Itali dhe Turqi. Ai është frymëzuar nga romani i regjisorit turk Ferzan Ozpetek. Për italianët, cast-i i filmit nuk është i njohur, por për shqiptarët po, të tillë si Halit Ergenc (Sulejmani i Madhërishëm), Neval e Tuba Buyukustun (Dashuri dhe Diamante) etj.





E gjithë kjo tregon se televizioni turk po ‘pushton’ botën përmes investimeve të mëdha. Në një artikull, “Daily Sabah” shkruan se dhjetë vjet më parë eksporti televiziv turk llogariti të ardhura në rreth 1 milion dollarë, ndërsa sot kjo shifër është në rreth 350 milionë dollarë. Serialet turke transmetohen sot në më shumë se 100 vende, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Këto shifra e rendisin Turqinë në prodhuesin dhe shpërndarësin e dytë në botë të serialeve televizive, pas SHBA-së.

Për vitin 2017, parashikohet që të ardhurat të arrijnë 1 miliard dollarë.


Ballkani është tashmë një territor i “pushtuar”, shkruan “Daily Sabah”, dhjetëra telenovela shfaqen nga Shqipëria deri në Detin e Zi. Gjatë anketimeve, shikuesit ballkanas shprehen se pëlqejnë karakteret realistë, mungesën e dhunës dhe gjuhën e thjeshtë. Këto telenovela tashmë kanë zënë vendin që dikur, një dekadë më parë zinin telenovelat latine. Edhe vende të tjera të tilla si Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Serbia janë tërhequr nga këto transmetime.

Por, Turqia së fundmi i ka hedhur sytë drejt tregjeve të Amerikës së Jugut. Serialet tashmë janë përhapur edhe në Brazil, Peru, Uruguai, Bolivi, Paraguai, Ekuador, Kolumbi dhe Kosta Rika. Kjo është një fitore, shkruan e përditshmja, duke pasur parasysh faktin se janë tregje homogjene sa u përket këtyre prodhimeve.

Ndërsa në Lindjen e Mesme këto telenovela kanë krijuar fenomene të çuditshme. Kështu burrat e këtij rajoni udhëtojnë drejt Turqisë duke paguar 5,000 dollarë për të bërë impiant të mustaqeve sipas stilit të personazheve turke.

Në Amerikën Latine, versioni spanjoll i “1001 net” është aq shumë popullor sa fëmijëve iu kanë vënë emra personazhesh, të tilla si Onur dhe Shehrezade./Monitor

Tags: telenovela
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Enca i ka idetë e qarta: Nëse del nga zemra ime…

Enca i ka idetë e qarta: Nëse del nga zemra ime...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera