Meghan Markle ka zbuluar se e ëma e thërret me një pseudonim të ëmbël. Doria Ragland, ende i referohet asaj me pseudonimin “Flower” (Lule).
“Mamaja ime ende më thërret Lule. Unë do të jem një Lule 41-vjeçare. Më pëlqen”, tha dukesha gjatë një bisede me aktoren Michaela J Rodriguez.
Daja i Meghan ka treguar më parë se në ditën kur familja e tyre mësoi se Meghan ishte fejuar me Princin Harry, mamaja e dukeshës reagoi e emocionuar.
“Të gjithë ne ishim vërtet të mahnitur. Sidomos Doria. Ajo ishte aq e emocionuar. Ajo tha: “Lulja ime do të jetë një princeshë, wooh-wooh-wooh!”, tregoi ai.