Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, do të nderohet me çmimin Gracie për podkastin e saj “Archetypes” i cili debutoi vitin e kaluar.
Çmimet Gracie jepen nga Fondacioni Aleanca e Grave në Media, një organizatë bamirëse që mbështet rolin e grave në media. Meghan Markle u emërua prezantuesja më e mirë gjatë 12 episodeve të podcast-it.
“Faleminderit Fondacionit Aleanca për Gratë në Media për këtë nder të rëndësishëm. Ky është një sukses që e ndaj me ekipin që qëndron pas “Archetypes”, shumica prej tyre janë gra dhe të ftuarit frymëzues që më shoqëronin çdo javë“, tha dukesha në një deklaratë në faqen zyrtare të Fondacionit Archewell.








