• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle nuk i interesojnë më fjalët, tani shqetësohet vetëm për Harry-n dhe Archie-n

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike në Britani dhe kjo ka sjellë probleme të shumta në jetën e tyre. Shumë media të njohura kanë shkruar lajme kundër Meghan, shpesh të pavërteta, të cilat dukesha nuk i ka pritur mirë. Për këtë aryse para pak kohësh, Princi Harry paralajmëroi se do të hidhte në gjyq disa media që kanë shpikur lajme për bashkëshorten e tij. Meghan ka treguar publikisht se për të ka qenë shumë vështirë të përballet me disa të pavërteta, por duket se tani ka hequr dorë nga thashethemet që përhapen kundër saj. Një mik i afërt i dukeshës, Daniel Martin, ka thënë se shqetësimi i vetëm i saj janë Harry dhe Archie. “Ajo do vetëm të sigurohet se djemtë e saj janë mirë. Unë e njoh atë dhe e di që do kujdeset mjaft mirë për këtë gjë”, ka thënë miku i Meghan. Harry është treguar gjithmonë shumë protektiv ndaj Meghan dhe duket se edhe ajo dëshiron që princi të mos ndihet më keq për gjithë situatën e krijuar nga tabloidët britanik.