Samanta, motra e Meghan Markle po nis një luftë të re ligjore duke kërkuar të padisë dukeshën për shpifje. Sipas Samantës, Meghan e portretizoi atë si ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese të famës’ duke e lënë të paaftë për të punuar.
Sipas dokumenteve të gjykatës, 59-vjeçarja pretendon se motra e saj e ka shkatërruar imazhin e saj publikisht.
“Ajo ia ka dalë që Samantha të mos mund të punojë, madje as të shijojë aktivitetet më të zakonshme, si të shkojë në dyqane ushqimore pa u ngacmuar”-shkruhet në dokumentin që avokati i Samantës ka çuar në gjykatë.