• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle ridizenjon unazën e fejesës, zbuloni modelin e ri të saj

Çdo dalje e Meghan Markle në publik ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi ndjekësit e “zjarrtë” të pallatit ‘Kensington’ kanë vënë re se dukesha e Sussex ka ridizenjuar unazën e saj të fejesës.

Në propozimin e bërë në vitin 2017 nga Princ Harry, unaza e zgjedhur nga ai kishte një diamant në qendër të saj si dhe dy diamante të tjerë anash të marrë nga koleksioni i Princeshë Diana. Këtë herë fansat vunë re se Meghan e ka zëvendësuar rrethin e unazës me një tjetër rreth fin më të hollë, të mbuluar me diamante të vegjël.

Këtë fakt e zbuloi dhe Mace Mlickman nga kompania e bizhuterive ‘Jerry Blickman Inc’, i cili konfirmoi se ridizenjimi që Markle i bëri unazës, reflekton shijen e saj të rafinuar./revistawho.com