Gruaja e princ Harry-t, Meghan Markle, e cila luajti në “Suits” për shtatë sezone para se të martohej me të, u pyet gjatë një interviste me “ Variety” nëse ajo do të mendonte ndonjëherë t’i rikthehej aktrimit duke iu drejtuar gjithashtu të ardhmes së fëmijëve të saj, Archie dhe Lillibet.
Markle ka dhënë përgjigjen e saj duke sqaruar se nuk do ta shohim më në një rol aktrimi: “Jo. Une e perfundova. Mendoj se nuk thuhet kurrë kurrë, por qëllimi im nuk është që ta bëj më”, tha ajo për “Variety”.








