Reperi T.I. ka publikuar ditën e djeshme një video që ka shkaktuar një lum kundërshtimesh dhe komentesh në Shtetet e Bashkuara. Ai e ka ndarë videon në ‘Twitter’ dhe poshtë saj ka shkruar ‘Unë nuk jam Kanye’. Në të shihet fillimisht Presidenti Trump teksa ngjit shkallët e avionit për t’u larguar dhe më pas T.I shfaqet në tavolinën e tij i ulur. Ajo që ka shkaktuar diskutime të shumta është fakti që pjesë e videos është bërë një vajzë e cila ngjan shumë me Zonjën e Parë, Melania Trump.
Ajo shfaqet e veshur me xhaketën që bashkëshortja e Presidentit veshi në Texas dhe më pas e heq dhe kërcen nudo mbi tavolinën e dhomës së Presidentit, përpara reperit të njohur. Pas publikimit të videos zëdhënësja e Zonjës së Parë ka reaguar me një deklaratë: “Është fyese dhe e neveritshme që ta portretizojmë atë në këtë mënyrë vetëm për shkak të politikës. Këto sulme vulgare e rrisin ndarjen dhe paragjykimet në vendin tonë, ajo duhet të ndalet “. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Melania bëhet vegël e sulmeve politike kundër Presidentit Trump./revistawho.com
Dear 45,
I ain’t Kanye. 😳 pic.twitter.com/BCS8nkbn1M— T.I. (@Tip) October 13, 2018