Serilai ‘I infiltruari’ arriti të tërhiqte menjëherë vëmendjen e gjithë teleshikuesve për shkak të gjithë historisë së tij. Një nga aktoret më të veçanta dhe kryesore të serialit ishte Bensu Soral, ose e njohur me emrin e personazhit të saj ‘Melek’. Me këtë rol Bensu rrëmbeu zemrat e të gjithëve dhe në një kohë fare të shkurtër u kthye në një ndër aktoret më të njohura dhe të preferuara.
Por së fundmi një ndryshim i aktores në pamjen e saj i ka habitur të gjithë fansat. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet me flokë të shkurtër që i arrijnë deri tek supet. Ky ndryshim i aktores është pritur mjaft mirë nga të gjithë, madje nuk kanë munguar dhe komplimentat. Por ky duhet të jetë thjesht një ndryshim i momentit, sepse dallohet se në fakt Bensu mban thjesht një paruke në kokë. Megjithatë ajo e bëri provën dhe nëse do të ndryshojë ‘look’ është mëse e mirëpritur nga gjithë fansat. /revistawho.com